Arsenali nuk mund ta përballojë transferimin e Zaha

Edhe pse pronar i klubit është një nga personat më të pasur në SHBA prap se prap Arsenali ka buxhet më të vogël edhe se Everton, Leicester, West Ham e shumë skuadra tjera në Premier League.

Gunners kanë një buxhet të limituar prej 46 milionë funteve dhe nuk mund ta përballojnë transferimin e Wilfried Zaha të cilin Crystal Palace e vlerëson afro 100 milionë funteve.

Burime afër lojtarit i kanë treguar Sky Sports se dyshojnë se drejtuesit e Arsenalit mund ta arrijnë transferimin e Zaha pavarsisht dëshirës së tij për të kaluar në Emirates.

Gunners po përgatiten për të dërguar një ofertë para me një apo dy lojtarë tjerë si pjesë të marrëveshjes./veqsport.com/