Napoli gati ofertat për Icardi e Tierney

Napoli ka gati ofertat për transferimin e Mauro Icardit nga Inter dhe Kieran Tierney nga Celtic.

Aurelio de Laurentiis ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Carlo Ancelottin këtë merkato dhe pritet që sot e nesër të dërgohet oferta zyrtare për të dy lojtarët e lartpërmendur.

Napoli është gati të i ofroj Icardit një pagë prej 7.5 milionë euro në sezon plus bonuse që është ofertë superiore në krahasim me atë çfarë ka ofruar Juventus, kurse për transferimin e Tierney duhet të ofroj 25 milionë funte./veqsport.com/