Arsenali finalizon transferimin e Saliba

Arsenali më në fund ka arritur të arrijë marrëveshje me Saint-Etienne për transferimin e mbrojtësit qendror, William Saliba.

18 vjeçari do të jetë lojtar i Gunners, por që sezonin e ardhshëm do ta vazhdoj si i huazuar te skuadra franceze, Saint-Etienne.

Arsenali do të paguajë 30 milionë euro për transferimin e tij, por jo të gjitha këtë vit dhe kjo ishte arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes klubeve./veqsport.com/