72 milionë plus Bale ose Isco: Oferta e Realit për Pogban

Zinedine Zidane e do me çdo kusht transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Trajneri francez është gati të ofroj Gareth Bale ose Iscon si pjesë të ofertës për të siguruar transferimin e bashkëkombasit të tij në Bernabeu.

Veq njërit nga dy lojtarët mediat angleze raportojnë se Reali do të ofrojë edhe 72 milionë funte që duket ofertë tunduese edhe për një klub si United.

Tanimë agjenti i Pogbas, Mino Raiola ka deklaruar haptazi se lojtari dëshiron largimin./veqsport.com/