Man Utd i ofron 500 mijë funte në javë Pogbas

Manchester United ka gati një super kontratë për ta bindur Paul Pogban që të mos largohet në drejtim të Real Madridit apo Juventusit.

Mediat angleze raportojnë se Djajt e Kuq kanë gati plotë 500 mijë funte pagë javore për mesfushorin francez.

Kjo menjëherë ka ngjallur reagime të shumta, pasi Pogba nuk është se ka bërë aq shumë sa për të merituar një pagë kaq të majme./veqsport.com/