Lampard do takohet me Abramovich

Frank Lampard do të takohet me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich gjatë kësaj jave për të diskutuar marrjen e drejtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Legjenda e Chelseat është favoritë absolut për ta zëvendësuar Maurizio Sarrin që dje u zyrtarizua si trajner i Juventusit.

Lampard ka disa kushte para se të marë drejtimin e skuadrës dhe dëshiron së paku dy vite të sigurta si trajner i bluve të Londrës./veqsport.com/