Interi gati ofertën për Barellan

Skuadra e Interit është duke përgaditur ofertën për transferimin e mesfushorit të Cagliarit, Nicolo Barella.

Neruazurët do të ofrojnë 36 milionë euro për italianin dhe 4 milionë të tjera si bonuse, kurse 10 milionë nëse arrinë ta fitojnë Skudeton ose Champions Leaguen.

Tani mbetet të shihet nëse Cagliari do ta pranoj këtë ofertë pasi çmimi i vendosur nga ata është pikërisht 50 milionë euro./veqsport.com/