Renditja e FIFA, Kosova ngritet 6 pozicione, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

FIFA ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve në futboll pas ndeshjeve të fundit kualifikuese dhe disa miqësoreve.

Kosova e cila regjistroi një barazim në Podgoricë me Malin e Zi dhe mposhti në Sofje Bullgarinë ka shënuar ngritje për 6 pozicione dhe tani renditet e 131 në ranglistën e FIFA.

E në anën tjetër Shqipëria nuk ka shtuar asnjë pikë e asnjë pozicion dhe mbetet e 60-ta në renditjen e FIFA.

As në top 10 nuk ka shumë ndryshime me Belgjikën dhe Francën që ndajnë pozitat 1 dhe 2, kurse vendin e 6-të pas triumfit në UEFA Nations League tani e zë Portugalia e cila u ngritë për një pozicion duke kaluar Uruguajin./veqsport.com/