PSG i ofron kontratë të re Cavanit

Paris Saint-Germain ka gati kontratën e re për sulmuesin uruguajan, Edinson Cavani.

Klubi francez i ka ofruar lojtarit vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër, deri më 2021 kur Cavani do të mbush 34 vjetë dhe më pas mund të rikthehet në Serie A apo në Uruguaj.

Drejtori i ardhshëm sportiv, Leonardo ka marëdhënie fantastike me Cavanin dhe duket se ai qëndron para kësaj kontrateje./veqsport.com/