Zyrtare: Zeneli mungon nga 7 deri në 9 muaj, të mërzitur edhe tifozët e Reims

Stade de Reims nëpërmjet një komunikate zyrtare ka konfirmuar se mesfushori Arbër Zeneli do të jetë jashtë fushave për 7 deri në 9 muaj.

”Një goditje e madhe për Stade de Reims dhe mesfushorin e saj, Arbër Zeneli. I lënduar në kualifikimet për Euro 2020 ndaj Malit të Zi, lojtari ka pësuar ruptur (këputje) të ligamenteve të gjurit. Stafi mjekësor ka konfirmuar se ai nuk do të jetë  i gatshëm nga 7 deri në 9 muaj”, shkruhet në komunikatën e klubit francez.

Veq Dardanëve për këtë lajm tejet të keq janë mërzitur edhe tifozët e Reims që shpresat e tyre për sezonin e ri i kanë pasur te ylli i Kosovës.

Kështu Arbëri do të humbasë gjitha ndeshjet për kualifikime në Euro 2020, por ne shpresojmë që ai të jetë i gatshëm në Mars ku mund të zhvillojmë finalet e UEFA Nations League nëse nuk kualifikohemi nga grupi A ku kemi mundësi reale.

/veqsport.com/