Milan në bisedime për Sensi dhe Mancini

Milan ka nisur bisedimet për transferimin e dyshes italiane, Stefano Sensi dhe Gianluca Mancini.

Mediat italiane kuptojnë se agjenti i mesfushorit të Sassuolos dhe mbrojtësit të Atalantas kanë arritur në qytetin e Milanit ku do të takohen me Paolo Maldinin.

Rosonerët janë të gatshëm për një marrëveshje edhe me klubet e lojtarëve, por kjo do të jetë e vështirë sidomos për Mancinin për të cilin janë interesuar edhe klube të tjera./veqsport.com/