Kosova U21 kërkon fitoren e rradhës ndaj Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kosova U21 sonte me fillim nga ora 20:00 e pretë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përfaqësuesen e grupomoshave nën 21 vjeç të Turqisë.

Djelmoshat e rinjë vijnë tejet të motivuar pas suksesit në Andora ku fituan 0-4, por padyshim edhe fitorja e përfaqësueses A dje mbrëma ndaj Bullgarisë i ka bërë edhe më të uritur për ndeshjen e sontme.

Turqia renditet e para në këtë grup për kualifikime në Euro 2021 ku pas 2 ndeshjeve ka 4 pikë, kurse Kosova renditet e dyta pasi me një ndeshje ka 3 pikë./veqsport.com/