Formacioni i Shqipërisë ndaj Moldavisë

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Edy Reja kombëtarja e Shqipërisë tregoi një lojë mjaft të mirë pavarsisht se në fund 3 pikët mbetën në Islandë.

Megjithatë me disa ndryshime në formacion kombëtarja Kuq e Zi kërkon fitoren e parë me trajnerin Reja dhe të dytën në këto kualifikime për Euro 2020.

Ndryshimi më i madh pritet të jetë në sulm që i besohet dyshes Sadiku e Uzuni, kurse Balaj e Cikalleshi do e nisin nga stoli.

Shqipëria (3-5-2): Berisha, Ismajli, Dermaku, Veseli, Hysaj, Abrashi, Kaçe, Xhaka, Aliji, Uzuni, Sadiku.

/veqsport.com/