ADL: Icardi? Jo. James e Lozano? Do të shohim

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka deklaruar haptazi se nuk është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

”Nuk do ta blejë atë”, ishte përgjigja e hapur e presidentit kur u pyetë për sulmuesin argjentinas që nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte.

Ndërkaq i pyetur për dyshen James Rodriguez e Hirving Lozano ai u shpreh: ”Do të shohim”.

Kështu Napoli raportohet se ka gati 80 milionë euro për transferimin e këtyre dy të fundit./veqsport.com/