Xhaka: Jam i lumtur te Arsenali

Granit Xhaka deklaroi pas ndeshjes së djeshme ndaj Anglisë se nuk është në dijeni për ndonjë interesim të Interit për transferimin e tij.

”Nuk jam në dijeni për këtë. Kam edhe katër vite të tjera kontratë të cilën e kam nënshkruar vitin e kaluar. Unë dhe familje ime jemi të lumtur atje dhe kjo është më e rëndësishmja”, u shpreh Xhaka.

Pavarsisht kësaj deklarate lajmet për të ardhmen e mesfushorit shqiptar duket se nuk do të ndalen./veqsport.com/