Kean: Nuk ka më mirë se Juventusi

Moise Kean ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet lidhur me të ardhmen e tij duke deklaruar se nuk ka vend më të mirë se sa Juventusi për të u zhvilluar si lojtar.

”Kur kam ardhur te Juventusi e kam kuptuar se gjërat do të ndryshojnë. Juventusi të ndihmon të rritesh dhe të bëhesh burrë në të gjitha gjërat që ti dëshiron të i bësh”

”Këtu i mëson shumë gjëra pa i vërejtur ato. Teknikisht jam përmirësuar, por ambiciet e mia janë të përmirësohem çdo ditë e më shumë. Askund nuk është më mirë se sa te Juventus”, u shpreh italiani./veqsport.com/