INFO: Bullgari-Kosovë

Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 luan ndoshta ndeshjen më të rëndësishme për kualifikime në Euro 2020.

Dardanët ballafaqohen me Bullgarinë me të cilën barazuan 1-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku vetëm fati na kishte munguar për të argëtuar tre pikë.

Tani ju sjellim disa info të rëndësishme lidhur me takimin e sontëm:

*Në 10 ndeshjet e fundit Bullgaria ka regjistruar katër fitore, katër barazime dhe vetëm dy humbje (nga Çekia në ndeshjen e fundit dhe nga Norvegjia)
*Nga 10 ndeshjet e fundit Bullgaria nuk ka arritur të realizoj gol vetëm në humbjen 1-0 nga Norvegjia, kurse në takimet e tjera ka realizuar një apo dy gola
*Kosova në anën tjetër vazhdon të mbetet përfaqësuasja e vetëme pa humbje që nga viti 2018 dhe nga 13 ndeshje ka 8 fitore dhe 5 barazime
*87.5% e golave për Bullgarinë në katër ndeshjet e fundit si vendas kanë ardhur pas pjesës së parë

/veqsport.com/