Agjenti: Hysaj te Atletico Madrid ose Juventus

Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar ofertën e Atletico Madrid për klientin e tij, por tani për tani oferta nuk është as afër çmimit të vendosur nga Napoli.

”Oferta e Atletico Madrid ishte shumë e vogël dhe nuk reflekton vlerën e lojtarit. Ata kanë ofruar nën 25 milionë euro, kjo është e gjitha çfarë mund të them. Elseidi dëshiron të provoj një aventurë të re dhe kush mund ta refuzoj Atleticon?”, u shpreh agjenti i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi.

I pyetur për një transferim të mundshëm te Juventus nëse drejtimin e skuadrës e merr Maurizio Sarri përgjigja e Giuffredit ishte: ”Pse nuk duhet që Hysaj të shkoj te Juve? Ai është profesionist dhe mua nuk më interesojn këto terma si ‘tradhëtar’ në futboll. Të gjithë janë profesionistë dhe do konsiderojnë ofertat më të mira për karrierën e tyre”./veqsport.com/