Sot dita e ndeshjes, Mali i Zi-Kosovë

Sot përfaqësuasja e Kosovës në futboll zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Dardanët në Podgoricë luajnë ndaj Malit të Zi me fillim nga ora 20:45 me stadiumin që do të jetë pa tifozë shkak i dënimit nga UEFA për koret raciste të tifozëve malazez ndaj lojtarëve të Anglisë.

Kosova dje mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadium para duelit të sontëm me djemtë që kanë vetëbesim të madh për fitore./veqsport.com/