INFO: Mali i Zi-Kosovë

Humbja 1-5 nga Anglia ishte ndeshja e katërt rradhazi pa fitore e Malit të Zi që sonte e pretë Kosovën që nuk di për humbje qe 12 ndeshje (8 fitore, 4 barazime).

Në 10 ndeshjet e fundit rekordi i malazezëve nuk është aspak i mirë ku ata regjistrojnë pesë humbje, tri barazime dhe vetëm dy fitore edhe atë të dyja ndaj Lituanisë.

E në anën tjetër të përzgjedhurit e Bernard Challandes në 12 ndeshjet e fundit kanë regjistruar plotë tetë fitore dhe katër barazime.

Statistikë interesante është fakti se në katër ndeshjet e fundit të Malit të Zi si vendas janë akorduar tri penalti.

Aktualisht Kosova renditet e treta me vetëm një pikë pas barazimit në Prishtinë 1 me 1 me Bullgarinë, kurse pas 2 ndeshjeve të zhvilluara Mali i Zi po ashtu ka vetëm një pikë.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë italiani, Daniele Orasto./veqsport.com/