Wilder i drejtohet Joshuas: Ai nuk ishte kurrë kampionë, tani po e kuptojmë se kush po ikte

Deontay Wilder nuk e ka lënë pa e komentuar disfatën e parë të Anthony Joshuas që dje mbrëma u befasua nga Andy Ruiy i cili ia rrëmbej të gjithë titujt boksierit anglez.

Wilder që  njihet për deklaratat e tij menjëherë pas ndeshjes reagoi në rrjetin social Twitter duke shkruar: ” Ai nuk ishte kampionë i vërtetë. E gjithë karriera e tij është bazuar në gënjeshtra, kontradikta dhe dhurata. Faktet dhe tani e kuptojmë se kush po ikte nga kush!!!”.

/veqsport.com/