FOTO/VIDEO: Joshua e pyetë trajnerin ‘cili raund është, pse po ndjehem kështu?’

Andy Ruiz realizoi njërën nga befasitë më të mëdha në historinë e boksit duke mposhtur në New York kampionin Anthony Joshua të cilit arriti të ia rrëmbej titujt vetëm pas 7 raundeve.

Ruiz e rrëzoi dy herë britanikun në raundin e tretë që duket se ishte vendimtare për rrjedhën e takimit.

Pas raundit të pestë Joshua shihet duke pyetur trajnerin Rob McCracken: ”Cili raund është?”.

Kurse pas raundit të gjashtë ai e pyetë skuadrën e tij: ”Pse po ndjehem kështu?”.

/veqsport.com/