Lenjani: Panucci nuk mund të bëhet më shqiptar se unë, e kisha personale me atë

Ermir Lenjani ka folur për herë të parë në konferencë për shtyp pas rigrumbullimit me kombëtaren e Shqipërisë ku mungoi për shkak të mos ftesës nga Christian Panucci.

”Nuk dua të flasë më për letrën. Të gjithë e kanë lexuar dhe ai ishte mendimi im. Panucci nuk mund të bëhet më shqiptar se unë. E kisha personale me atë. Nuk e dija pse nuk më ftoi pasi po zhvilloja një sezon të mirë”

”Me Edy Rejan jemi takuar në Zyrih me disa lojtarë të tjerë. Kemi kaluar shumë mirë dhe ai na ka treguar mendimet e tij. Ndeshja me Islandën tani do të jetë edhe e vështirë , por edhe vendimtare”, u shpreh Lenjani./veqsport.com/