De Ligt: Nuk e di nëse do të shkoj te Barcelona

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të transferohet te Barcelona.

“Mendoj se nuk është koha të flasim tani për të ardhmen time. Nuk e di nëse do të shkoj me Frenkie De Jong apo jo”

“Më duhet të mendoj dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë në fund të verës”, u shpreh 19 vjeçari./veqsport.com/