Neymar e do Coutinhon te PSG

Neymar është duke insistuar te drejtuesit e Paris Saint-Germain që ta sigurojnë transferimin e bashkëkombasit të tij, Philippe Coutinho gjatë verës.

Mediat raportojnë se Neymar ka raporte të mira me mesfushorin e Barcelonës dhe se dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Coutinho mbetet e paqartë me disa pjesëtar të bordit që duan largimin e tij, por me lojtarin që dëshiron të qëndroj në Camp Nou./veqsport.com/