Leipzig interesohet për Rashicën

Skuadra e famshme gjermane, RB Leipzig ka shprehur interesim për transferimin yllit të përfaqësueses së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashicës.

Bild raporton se Leipzig ka përcjellur nga afër paraqitjet e Milotit dhe se është impresionuar me formën e tij sidomos në këtë pjesën e dytë të sezonit.

Rashica mund të zgjedhë kalimin te Leipzig pasi e ka të garantuar pjesëmarrjen në Champions League./veqsport.com/