Reali informon Navas se nuk është pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm

Keylor Navas do të largohet nga skuadra e Real Madridit pas përfundimit të sezonit.

Klubi e ka informuar portierin nga Kosta Rika se nuk është pjesë e planeve të trajnerit, Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.

Navas do të largohet nga Los Blancos me tre tituj të Champions League, një të La Ligas, tri Kupa të Botës për Klube dhe tri Superkupa të Europës./veqsport.com/