Gjithçka çfarë duhet të dini për finalen e Champions League

Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë krejtësisht angleze me Liverpoolin dhe Tottenhamin që bën dy rikthime që do të mbahen në mend gjatë në historinë e futbollit.

Mëposhtë ju sjellim thuajse gjithçka çfarë mund të ju interesoj juve si tifozë për finalen e madhe që do të luhet në stadiumin e Atletico Madrid ”Wanda Metropolitano” në Spanjë.

A MUND TË BLEJË NDONJË BILETË?

UEFA i ka caktuar  16,613 mijë bileta për tifozët e Liverpool, kurse ato për Tottenham nuk janë caktuar ende por nuk do ta kalojnë numrin e 17,000 mijë biletave.

Çmimet më të lira janë të Kategorisë 4 që kushtojnë 60 funte, kurse më të shtrenjtat në Kategorinë 1, 513 funte.

Kapaciteti i stadiumit Wanda Metropolitano është 68,000 mijë ulëse kështu që 34,000 mijë biletat e tjera i takojnë UEFA-së që do të shiten anembanë botës nga sponzorët e saj.

KU MUND TË QËNDROJ NË MADRID? SA DO TË MË KUSHTOJ?

Nuk është aspak lirë, e sidomos për standardin e një qytetari të Kosovës.

Madrid City Centre Hotel, £2168 për një natë

AirBnB in the City Centre, £745 për një natë

City Centre hostel, vetëm një shtrat, £700 për një natë

Opsion tjetër është të vendoseni jashtë Madridit. Salamanca për shembull ndodhet 225 km në përendim të Madridit ku ka dhoma të hoteleve nga 54 deri në 150 funte për një natë.

KU TJETËR MUND TA SHIKOJ NDESHJEN?

UEFA po planifikon të krijoj dy Fan Zones në Madrid, ashtu siq kishte ndodhur vitin e kaluar në Kiev të Ukrainës.

KUR ZHVILLOHET FINALJA?

Të shtunën, me 1 Qershor me fillim nga ora 21:00 në Madrid të Spanjës.

/veqsport.com/