Napoli e do edhe James

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur ta mbështesë trajnerin, Carlo Ancelotti në merkaton e verës.

Pasi një marrëveshje me PSV për Hirving Lozano është arritur tani Napoli është interesuar edhe për transferimin e James Rodriguez.

Kolumbiani do të rikthehet te Reali pas dy viteve si i huazuar te Bayern dhe për transferimin e tij, Napoli duhet të paguajë 36 milionë euro./veqsport.com/