Përfundon sezoni për Ramsey

Aaron Ramsey e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanelën e Arsenalit.

Mesfushori uellsian u lëndua ndaj Napolit dhe sipas mediave angleze nuk do të mund të luaj më këtë edicion.

Ramsey do të transferohet te Juventus si lojtar i lirë pas shumë viteve si pjesë e Gunners./veqsport.com/