Statistikat që e turpërojnë Manchester United

Ole Gunnar Solskjaer nuk po sheh ditë të mira qysh prej zyrtarizimit të tij si trajner i përhershëm i Manchester United.

Humbja e mbrëmshme nga rivali i qytetit, Manchester City vetëm se konfirmoi krizën e Djajve të Kuq që kanë probleme të mëdha si në sulm ashtu edhe në mbrojtëje.

Ja disa statistika të tmerrshme për një klub si United:

Manchester United nuk ka realizuar gol që nga 13 Prilli, edhe atë ndeshje dy golat u realizuan nga penaltia ndaj West Ham që do të thotë se Djajt e Kuq nuk kanë shënuar nga loja e hapur qe tetë orë e 47 minuta.

Manchester United nuk ka arritur të mbaj portën e paprekur qe 12 ndeshje, rekordi i tyre më i keq që nga Gushti i vitit 1971- 48 vite më parë.

Solskjaer ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit, që do të thotë se ka përqindjen më të dobët të fitoreve në histori prej emërimit si trajner i Manchester United, 28%.

Në dy ndeshjet e fundit, pra ndaj Everton dhe ndaj Cityt, United ka pasur vetëm një goditje në portë.

Edhe zëvendësimet e Solskjaer nuk po janë produktive, norvegjezi inkuadroi ndaj Cityt treshen Alexis, Martial e Lukaku , por që të tre së bashku kompletuan vetëm 11 pasime!

Fitorja e mbrëmshme e Cityt ishte e shtata në Old Trafford, më shumë se sa cilado skuadër tjetër.

/veqsport.com/