Zbulohet lista e dëshirave të Solskjaer

Se Manchester United ka nevojë për ndryshime të mëdha në skuadër u pa edhe dje mbrëma në humbjen 3-0 nga Barcelona.

Mediat angleze duket se kanë zbuluar emrat e gjashtë lojtarëve që trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer i do në Old Trafford sezonin e ardhshëm.

Kalidou Koulibaly, Wan-Bissaka, Saul Niguez, Raphael Varane, Declan Rice dhe Jadon Sancho janë dëshirat e Solskjaer për sezonin e ardhshëm./veqsport.com/