Suarez të startoj ndaj Watford

Arsenali luftoi shumë për huazimin e tij nga Barcelona, por Denis Suarez ende nuk ka startuar në asnjë ndeshje të Premier Leagues me Gunners.

Megjithatë kjo pritet të ndodhë sonte me Unai Emery që pranoi se do të zgjedhë disa lojtarë më të pusheshëm para ndeshjes ndaj Napolit.

Arsenali luan sonte me fillim nga ora 21:00 si mysafirë i  Watford.

Formacioni i mundshëm: Leno, Mustafi, Koscielny, Monreal, Niles, Xhaka, Guendouzi, Kolasinac, Suarez, Mkhitaryan, Lacazette./veqsport.com/