Te Kosova të sigurtë për fitore ndaj Bullgarisë

Paraqitja e mbrëmshme e Kosovës ndaj Danimarkës veçse konfirmoi se ndeshjet e vitit të kaluar nuk ishin diçka e rastësishme dhe se kjo skuadër është në rrugën e duhur.

Barazimi 2-2 ishte një rezultat më se i merituar, por mbi të gjitha paraqitja e të përzgjedhurve të Bernard Challandes ishte e një niveli tejet të lartë.

E pas këtij takimi besimi është rritur tej mase në opinionin kosovar se një fitore ndaj Bullgarisë të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të arrihet pa shumë probleme./veqsport.com/