Sot zhvillohen edhe ndeshjet e grupit të Kosovës

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy takime të cilat normalisht se kanë rëndësi edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Pra zhvillohen edhe ndeshjet e grupit A ku me fillim nga ora 18:00 Bullgaria e pretë Malin e Zi, kurse nga ora 20 e 45 në Wembley, Anglia e pretë Republikën e Çekisë.

Dihet se Kosova të hënën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e luan ndeshjen e parë për kualifikueset në Euro 2020 pikërisht ndaj Bullgarisë./veqsport.com/