Messi ka mposhtur 84 nga 85 skuadrat me të cilat është takuar, ja skuadra e vetme të cilën nuk e ka mposhtur

Messi edhe pse 31 vjeçar çdo ndeshje po arrinë rekorde të reja me fanelën e Barcelonës.

Fitorja ndaj Lyonit në Champions League ishte e 476 e argjentinasit në fanelën e Barçës duke barazuar rekordin që e mbante Xavi Hernandez.

Leo Messi ka arritur të mposhtë 84 nga 85 skuadrat me të cilat është ballafaquar si lojtar i Katalunasve.

Skuadra e vetme që nuk ka arritur ta mposhtë Messi është UDA Gramenet që tani luan në divisionin e dytë të Katalunisë.

Messi startoi me Barçën ndaj Gramenet më 2004-05 në Copa del Rey ku u befasuan duke u mposhtur 0-1 dhe më pas Messi kurrë më nuk është takuar me këtë skuadër./veqsport.com/