Kush do të luaj ndaj Danimarkës e kush ndaj Bullgarisë?

Ndeshjet e shumëpritura të përfaqësueses së Kosovës po afrohen dhe trajneri Bernard Challandes dhe djelmoshat tanë kanë para vetes dy ndeshjet tejet të rëndësishme.

Viti 2018 kaloi pa asnjë humbje të vetme me strategun zvicërian, kurse vitin 2019 e nisim me një kundërshtar shumë të fortë pasi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e presim Danimarkën më 21 Mars në një ndeshje miqësore.

Kjo do të jetë mundësi e mirë që Challandes të startoj me disa lojtarë të cilët më herët nuk kanë pasur mundësi të tregojnë potencialin e tyre dhe pritet një formacion që nuk e kemi parë në të kaluarën.

XI e mundshme ndaj Danimarkës:

Muric
Kololli, M.Kryeziu, A.Rrahmani, Paçarada
I.Voca, B.Halimi
Zhegrova, V.Berisha, B.Berisha
A.Nuhiu

E formacioni me lojtarët që kanë luajtur më shumë minuta me ekipet e tyre dhe që janë më në formë të mirë pritet të zbresë në fushë të hënën e 25 Marsit në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020 ndaj Bullgarisë.

 

XI e mundshme ndaj Bullgarisë:

Muric
Vojvoda, A.Rrahmani, Aliti, Kololli
Kryeziu, Shala
Rashica, Celina, Zeneli
V.Muriqi

/veqsport.com/