Juve po konsideron transferimin e Skriniar

Skuadra e Juventusit ka filluar të mendoj për afatin kalimtar të verës dhe për përforcimet në repartin defanziv.

Zonja e Vjetër raportohet se po konsideron transferimin e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar që ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion.

Me Chiellinin, Bonuccin dhe Barzaglin që tani kanë kaluar të 30-tat, Juventusi duhet të përforcohet në repartin defanziv dhe 24 vjeçari Skriniar shihet si lojtari ideal./veqsport.com/