Foden nuk do të huazohet

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka përjashtuar mundësinë që Phil Foden do të huazohet gjatë verës.

Super talenti anglez nuk po ka hapësira të mjaftueshme te City, por gjithmonë po tregon vlerat e tij në ato pak minuta që po luan.

”Foden nuk do të huazohet. Pse njerëzit thonë se ai nuk po luan shumë? Ai tani është vetëm 18 vjeçar dhe po luan sezonin e parë me ne”, është shprehur Guardiola./veqsport.com/