Dembele mungon tre deri në katër javë

Ousmane Dembele do të jetë jashtë fushave nga tri deri në katër javët e ardhshme.

Francezi u inkuadra si rezervistë dje mbrëma në fitoren 5-1 ndaj Lyon ku ai realizoi golin e fundit.

Megjithatë testet mjekësore sot në mëngjes kanë konfirmuar se Dembele ka zgjatur muskulin dhe do të humbasë ndeshjet ndaj Real Betis, Espanyol, Villarreal, Atletico Madrid dhe Huesca./veqsport.com/