Wenger: Ramsey do të jetë humbje e madhe për Arsenalin

Ish trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger beson se largimi i Aaron Ramsey si lojtar i lirë në drejtim të Juventusit do të jetë humbje e madhe për klubin.

”Më duhet ta them që do të jetë një lëvizje interesante për Ramseyn, por edhe një humbje e madhe për Arsenalin”

”Ai është një lojtar i mrekullueshëm që shkon shumë përpara. Nuk mund të gjeni sot shumë lojtar si ai, prandaj ky do të jetë një transferim interesant edhe për Juventusin”, u shpreh trajneri francez./veqsport.com/