Reali po mendon për zëvendësuesin e Marcelo

Real Madridi duket se ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e mbrojtësit brazilian, Marcelo.

Për Marcelon ka një interesim serioz nga skuadra e Juventusit dhe vetë lojtari do të dëshironte një ribashkim me Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë Los Blancos kanë dy opsione për krahun e majtë me David Alaban e Bayern Munchen që i prinë listës, por edhe Marcos Alonso nga Chelsea është një mundësi tjetër./veqsport.com/