Marcelo: Kam dhënë gjithçka për Zidane

Braziliani, Marcelo ka pranuar haptazi se ka dhënë gjithçka nga vetja e tij për Zinedine Zidane sa francezi ishte trajner i Real Madridit.

”Ne kemi pasur marëdhënie të mrekullueshme me Zidane dhe kemi biseduar çdo ditë me atë, ai ishte shumë i interesuar për mua dhe gjithmonë më ka mbrojtur”

”Zizou ka qenë shumë i mirë dhe profesional me mua , kam dhënë gjithçka për atë, kam vrapuar, kam luftuar dhe kam luajtur i lënduar”, u shpreh Marcelo./veqsport.com/