Solskjaer: Mungesa e Neymar dhe e Cavanit e bën PSG të paparashikueshme

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë me dije skuadrës së tij që duhet të kenë kujdes shumë të madh ndaj PSG pavarsisht mungesave të shumta që ka skuadra franceze.

”Natyrisht çdo skuadër do të ndjente mungesën e Neymar dhe Cavanit, por kjo do të i jap një mundësi lojtarëve të tjerë që të tregojnë vlerat e tyre”

”Do ta bëj edhe më të paparashikueshme për ne se kush do të luaj. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por ne duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë kohës”, u shpreh norvegjezi./veqsport.com/