Falcao nuk do të rikthehet te Atletico

Radamel Falcao nuk do të rikthehet te skuadra e Atletico Madrid.

Kolumbiani është duke kërkuar një skuadër të re dhe pritet të largohet gjatë verës nga Monaco që po lufton për mbijetesë në Ligue 1.

Sipas mediave, Falcao nuk i ka marëdhëniet e mira me trajnerin Diego Simeone dhe po shikon për opsione të tjera në La Liga./veqsport.com/