Zeneli drejtë largimit nga Heerenveen

Arbër Zeneli mund të largohet gjatë këtij muaji nga skuadra holandeze, Heerenveen.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës është padyshim një nga lojtarët kryesor të skuadrës me 4 gola dhe 10 asistime deri më tani këtë edicion.

Për 23 vjeçarin kanë shprehur interesim Fenerbache, Galatasaray, disa skuadra franceze, por edhe Fiorentina.

Çmimi i Zenelit është 3 milionë euro, raportojnë mediat holandeze./veqsport.com/