Fernando Llorente kthehet në La Liga

Skuadra e Tottenhamit është e gatshme ta lejoj Fernando Llorenten të largohet gjatë afatit kalimtar të Janarit.

Spanjolli nuk po ka hapësirë nën drejtimin e Mauricio Pochettinos dhe pritet të rikthehet në La Liga te ish skuadra e tij, Athletic Bilbao.

Presidenti i Bilbaos, Aitor Elizegi u shpreh se dera për rikthimin e Llorentes është gjithmonë e hapur./veqsport.com/