Juventusi favoritë për Ramsey

Skuadra e Juventusit është favorite për ta transferuar mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.

Uellsiani qe një dekad është pjesë e Gunners, por do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Për 28 vjeçarin interesim serioz kanë shprehur Juventusi dhe PSG që veçse kanë kontaktuar me agjentin e Ramseyt.

Sipas mediave, Ramsey ka shprehur dëshirën e tij për të u bashkuar me Zonjën e Vjetër e cila do ta paguajë atë 10 milionë euro në sezon në një kontratë tre apo katër vjeçare./veqsport.com/