Ramsey afër Juventusit

Skuadra e Juventusit sipas të gjitha gjasave do ta fitojë garën për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey.

Gunners kanë vendosur të mos i ofrojnë kontratë të re uellsianit i cili në fund të sezonit do të largohet si lojtar i lirë.

Zonja e Vjetër ka kontaktuar me Ramsey dhe agjentin e tij dhe sipas mediave angleze janë duke diskutuar për pagën e lojtarit dhe një marrëveshje mes palëve është shumë afër./veqsport.com/