Interi kontakton Ramsey

Skuadra e Interit ka kontaktuar agjentin e Aaron Ramsey për ta diskutuar një transferim të mundshëm në Guiseppe Meazza.

Neruazurët po tentojnë të arrijnë marrëveshje me lojtarin për një transferim gjatë afatit kalimtar të Janarit për të shmangur interesimin e Juventusit e Bayernit gjatë verës kur mesfushori uellsian është lojtar i lirë.

Ishte Arsenali që para pak muajsh tërhoqi kontratën e ofruar ndaj Ramsey dhe në fund të sezonit lojtari do të largohet si i lirë ose në Janar nëse Inter do të arrijë ndonjë marrëveshje./veqsport.com/